femrat

E mërkura, dita kur femrave u duket vetja më e shëmtuar

Është e vështirë që çdo ditë të jesh në formë. Në fakt, teorikisht dhe praktikishit nuk është e mundur, pavarësisht profesionit që bën në jetë. Një ditë, ndihesh seksi, ditën tjetër jo dhe aq, një ditë dukesh e elegante, por pas 3 ditësh ndodh e kundërta. Por në fakt ekziston një ditë e javës, kur femrat ndihen më keq se çdo ditë tjetër.

 

. Dita e mërkurë nuk është zgjedhur rastësisht si dita më e keqe për femrat, por këtë e vërteton një studim i një kompanie të produkteve kozmetike, lider në fushën e kozmetikës në gjithë botën. Në mesin e javës, trupi tregon shenja të mëdha lodhjeje, për shkak të fundjavës, sidomos kur është konsumuar shumë alkool dhe duhan. Sipas të dhënave të anketës, 46% e grave kanë treguar se nga dita e premte deri të dielën konsumojnë sasi të mëdha alkooli. Që trupi të pastrohet nga toksinat e akumuluara, praktikisht duhen 72 orë, të barabarta me 3 ditë. Prandaj në ditën e tretë, lëkura tregon efektet e alkoolit, ndërsa rreth orës 15:30 të ditës së mërkurë duken edhe pasojat fizike, lodhje, përgjumje. Një këshillë për të gjithë pijedashëset, mos e teproni me alkoolin dhe duhanin, sepse shumë shpejt do t’ju “tradhëtojnë” dhe do të bëjnë që të dukeni keq. Një fakt tjetër që e bën të mërkurën si ditën më pak të bukur, është edhe fakti se dy ditët e para të javës, kujdesi ndaj vetes është më i madh, ndërsa në ditët ne vazhdim fillon të neglizhohet, me idenë se po afrohet fundjava dhe kërkohet më shumë komoditet në veshje apo neglizhohet më shumë edhe në make-up.
Nga Amela Muça