ronela hajati

E njihni këtë këngëtare?

Prej disa kohësh vazhdon të eksplorojë me flokët, duke realizuar ngjyra të “çuditshme”. Po flasim për këngëtaren Ronela Hajati e cila kohë më parë u krahasua për një look të ngjashëm me atë të Lady Gaga.

ronela hajati

Nuk dihet nëse look-u i Ronelës lidhet me ndonjë projekt të ri muzikor, pasi edhe pse muaj më parë ajo u shpreh se është në përgatitje të një kënge, ende nuk ka bërë asgjë të re publike nga ana e saj.

Në llogarinë Instagram ku ka publikuar dhe fotot ajo shprehet: “Ju lutem mos mi merrni këto flokë”.

Përveç Altuna Sejdiu e cila thyen rekord për eksplorim ngjyrash në flokë, duket se edhe Hajati dalëngadalë po ndjek të njëjtën rrugë.

Nga Alma Hoxha