Elisabetta.Canalis

Elisabetta Canalis humbet fëmijën

Nëpërmjet një postimi emocionues dhe të sinqertë në rrjetet sociale të saj, showgirl-i italian Elisabetta Canalis ka thënë që ka humbur fëmijën e saj. Ajo i falenderon të gjithë ata që i qëndrojnë pranë, por thotë se është shumë e dëshpëruar dhe e mërzitur, por edhe me fat njëkohësisht për partnerin e saj i cili i qëndron shumë pranë sidomos këto ditë të vështira për të. Në rrjetet sociale Canalis ishte kritikuar kur kishte postuar foto teksa bënte sport duke patur parasysh që ishte shtatzënë e saj. “Do të dëshiroja ta nisja këtë postim në një mënyrë ndryshe, duke falenderuar të gjithë personat, nënat që më kanë shkruar gjëra kaq të bukura.

Elisabetta.Canalis

Nuk kam dashur të flas për shtatzëninë time, por media e bëri këtë gjë sepse kështu ndodh kur je person publik dhe nuk është faji i askujt”, thotë Canalis në postimin e saj bërë enkas për humbjen e fëmijës. Një mesazh plot dashuri, por edhe i mbushur me dhimbje për atë që ka ndodhur në jetën e saj. “Ështe e kotë që të them sesi ishte programuar jeta ime këto 3 muajt e fundit. Kush e ka kaluar këtë eksperiencë e di mirë dhe dua t’i them të gjitha grave që po kalojnë këtë situatë që duhet të bëhen të forta sepse jeta vazhdon dhe nuk është faji i askujt. Dua t’iu them se jam afër jush nëse jeni duke vuajtuar sikurse unë. E ardhmja është plot surpriza dhe lumturi. Ju falenderoj për dashurinë që më keni treguar në këto momente të vështira për mua”, përfundon Canalis në mesazhin e saj.

Elisabetta-Canalis 2