elvana gjata

Elvana Gjata mbretëresha e Instagramit në Shqipëri

Këngëtarja e talentuar Elvana Gjata ka thyer rekord për numrin e ndjekësve në llogarinë Instagram.
Gjata është personazhi me më shumë ndjekës realë në Shqipëri, plot 200.000 persona ndjekin bukuroshen.

E emocionuar nga ky numër rekord i ndjekësve të saj në rrjetet sociale, Elvana ka reaguar me një status, duke shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë:
“Për mua shifrat nuk kanë pasur asnjëherë rëndësi! Thjesht kjo “rrumbullakosja” e sotme (në Instagram) më shtyu të ndaj me ju atë që ndjej gjithmonë edhe pse shprehem rrallë. Për mua vlen të frymëzoj, të gjallëroj gjendjen shpirtërore, të lumturoj dikë, të jap një mesazh të vlefshëm! Mirënjohje e thellë që ju kam, të gjithëve, të vërtetë! Për mua është 200 mijë herë përgjegjësi!”
Elvana Gjata gjithashtu ka bërë me dije se shumë shpejt do të sjell në jetë albumin e saj të tretë, më e frymëzuar se kurrë.

Nga Emilda Mushketa