elvana gjata

Elvana Gjata me look të ri

Ngjyra e kuqe po ‘’tërbon’’ fansta e këngëtares së hitit “Love me”. Elvana Gjata në këtë fillim jave ka ardhur me një look krejt të ri dhe shumë seksi.

elvana gjata

Flokët i ka shkurtuar, ndërsa po shkon çdo ditë e më shumë afër bjondes. Bukuroshja Gjata ka ndarë disa foto të reja për ndjekësit në “Instagram” ku duket në formë perfekte.

Ajo i ka besuar stilistit Valdrin Sahiti për të qënë si një trandafil i kuq në vjeshtë. Edhe këtë radhë nuk munguan komentet që vërshuan si lumë në rrjetet sociale duke e komplimentuar atë në mënyrat më të këndshme nga ndjekësit e saj të cilët janë të pafundtë.

Nga Dorina Mersini