Elvana Gjata

Elvana Gjata: Njerëzit zhgënjejnë, Zoti jo

Të gjithë njerëzit zhgënjehen. Kjo ndodh edhe me Elvana Gjatën. Ajo ka postuar në rrjetin social një foto në të cilën ka shkruar se: “Njerëzit zhgënjejnë, Zoti jo”.

Nuk dihet nëse këtë shprehje ia ka dedikuar miqve, njerëzve të zemrës apo bashkëudhëtarëve të saj në jetën artistike.
Të menjëhershme kanë qenë ragimet, ku fansat kanë rënë dakord me shprehjen e Gjatës, duke e cilësuar si të vërtetë atë që ajo transmeton.
Besimi në Zot dhe talenti për këngëtaren në fjalë qendron mbi gjithçka. Ndoshta ky është dhe çelësi i suksesit të saj, duke qenë se në botën e artit “brrylat” janë të shumtë.

Nga Emilda Mushketa