Elvana Gjata 3

Elvana një trëndafil në shkretëtirë

Elvana Gjata ka sjell së fundmi setin e ri fotografik teksa pozon me të bardha duke treguar format e saj perfekte me shumë klas dhe hijeshi.

elvana gjata
Bukuroshja në fjalë ka menduar që këtë pranverë të sjell një set ndryshe nga si e kemi parë zakonisht, pasi ka vendosur që të pozojë në shkretëtirë, duke krijuar imazhin e një “trëndafili” të bardhë dhe të kuruar deri në detajin e fundit.

Elbana Gjata
Fotot artistja e hitit “Kuq e zi je ti” ia ka besuar fotografit të saj bashkëpunëtor i saj prej disa kohësh, Eugenio Qose. Fotot janë më ngjyra të ngrohta ashtu siç është edhe trendi i momentit, duke parë fushatat publicitare të kohëve të fundit.

Elvana Gjata 2
Elvana Gjata gjithnjë i surprizon fansat e saj, ndaj dhe këtë herë nuk kanë munguar komentet pozitive për të në rrjetet sociale dhe portalet online.

Elvana Gjata 3

Ata e konsiderojnë atë si diva shqiptare në muzikë, por edhe një modele që të gjithë e kanë zili madje dhe për tu ndjekur si shembull nga gjithë koleget e tjera.

Nga Emilda Mushketa