Emil-Osmanoviç

Emil Osmanoviç ekskluzivisht në 15 pyetje

Runway ka takuar në qytetin e Podgoricës modelin nga Mali i Zi, Emil Osmanoviç dhe në një bisedë si miq të vjetër arritëm të marim informacion për jetën e tij aktuale dhe planet për të ardhmen. Në një intervistë me 15 pyetje ai rrëfehet dhe tregohet i gatshëm të ndaj me ne sekrete, pjesë nga profesioni i tij por edhe nga familja. Ja se çfar ka dashur të na rrëfejë ai:

1.Si nis një ditë e zakonshme për Emil?
Çdo ditë e imja është e ndryshme në varësi të vendndodhjes sime. Zakonisht pasi zgjohem hedh një sy impenjimeve të ditës dhe më pas organizoj gjithçka me pozitivitet të madh që gjithçka të shkojë për së mbari. Më pas vijnë një kafe e mirë për tu zgjuar plotësisht ndërkohë që edhe vishem.

Emil-Osmanoviç

2.Cilat janë impenjimet e Emil momentalisht?
Pikërisht këto ditë po pregatitem për sfilatën e Viviene Westwood e cila do të mbahet më 31 maj në Budva dhe është kënaqësi e madhe të jem në atë sfilatë pasi midis gjithë modelëve që do të vijnë enkas nga Londra zgjedhja për të pasur një përfaqësues nga Mali i Zi ra mbi mua.

3.Ëndrrat e Emil?
Mua më pëlqen e bukura, jam i joshur nga fotografia, sfilatat dhe gjithçka që ka lidhje me botën e modës. Uroj që të rritem në këtë profesion dhe të arrij aty ku kam ëndërruar gjithmonë.

4.Sa ka ndryshur Emil nga fëmijë, në adoleshent dhe më pas një i rritur?
Emil ka ndryshur pak nga ai djali çapkën që të gjithë thonë se kam qenë, domethënë e shoh veten njësoj në këtë pikë. Fëmijë doja shumë kafshët dhe kaloja kohë të madhe me to. Më pas nisi universiteti ku kam studiuar për menaxhim turizëm dhe kam qenë një student i mirë dhe i përkushtuar. Ndërsa ajo çka jam tani është një djal serioz dhe punëtorë në ndjekje të ëndrrave për ti bërë realitet.

5.Si kujdeseni për një linjë të mirë trupore?
Më pëlqen të kujdesem për trupin tim jo vetëm për të qenë profesionist në profesionin tim por edhe për tu ndjerë i bukur me vetveten. Shkoj rregullisht 4 herë në javë në palestër dhe pij shumë ujë gjatë ditës. Normalisht që jam i kujdesshëm në ushqim dhe nuk egzagjeroj kurrë.

Emil-Osmanoviç-runway

6.Kur modelingu u kthye në profesion për Emil?
E fillova për qef këtë lloj pune pasi më duhej të isha i përkushtuar në studimet e mija dhe më vonë në moshën 22 vjeçare u kthye në profesion të mirfilltë për mua. Kam nisur të punoj në agjensinë New Face të Malit të Zi dhe nga aty erdhën ofertat e para për foto dhe sfilata normalisht.

7.Raporti i Emil me familjen dhe a mbështesin ata zgjedhjet e tua?
Familja ime është gjëja më e rëndësishme që kam. Ata përpiqen të më mbështesin në gjithçka pasi shohin seriozitetin me të cilin bëj punën time.

8.Ç’bën Emil kur ka ditë jo pozitive?
Zakonisht nuk kam ditë të këqija, mundohem të bëj pozitive edhe ditët gri. Ditë negative quaj ato ditë kur nuk jam mirë me shëndet dhe më duhet të qëndroj në shtrat, ose i kaloj me palestër ditë të tilla, duke dëgjuar muzikë ose me ndonjë mik të mirë.

9.Kush është 24 orë me Emil?
24 orë me mua nuk është askush, ndodh që menaxherja ime kalon një kohë të madhe me mua, Violeta por jo 24 orë.

Emil-Osmanoviç-runway-albania

10.Si e kalon kohën e lirë?
Koha ime e lirë mbushet duke dëgjuar muzikë, ose duke bërë vrap. Ndonjëherë është zgjidhje e mirë edhe të bëj blerje ose me shoqëri të mirë.

11.Si e sheh veten pas 10 vitesh?
Hmmm pytje interesante kjo… Ndoshta të realizuar si model dhe i njohur në nivel ndërkombëtar. Një baba i mirë dhe me një familje të bukur.

12.A beson Emil në zot?
Po besoj shumë në zot dhe besoj se pa dëshirën e tij nuk ndodh asgjë.

13.Cilat janë planet për të ardhmen?
Në fund të muajit ashtu si thash dhe më lart kam një sfilatë për Viviene Westwood, më pas në qershor do të udhëtoj për në Stamboll, në korrik për në Itali ku do të jem pjesë e konkursit Miss Italy në juri. Në shtator kam dëshirë të udhëtoj drejt Parisit e të provoj dhe atje eksperienca të reja. E ku i dihet ndoshta dhe një udhëtim në Tiranë gjatë kësaj kohe nuk do ishte keq.

14.Një çmenduri e bërë për dashuri?
Nuk bëj kurrë çmëndurira për askënd. Nëse dikush të do, nuk ka nevojë pë gjëra të tilla.

15.Jeta sentimentale e përshkruar me tre fjalë?
Romantike, e bukur, e qetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *