emina cunmulaj

Emina Cunmulaj bashkohet me nismën e Zonjës së Parë

Ajo njihet si një ndër femrat shqiptare më të njohura në botën e modës dhe qe ne asnje moment nuk e ka mohur origjinen e saj, supermodelja, Emina Cunmulaj di të shkëlqejë edhe jashtë pasarelave. 30 – vjeçarja shqiptare e lindur në Michigan e kthyer tashmë në ikonë të shumë kopertinave prestigjoze ka bashkuar kontributin e saj me personalitete të jetës politike në Shqipëri në mbështetje të aktiviteteve të bamirësisë dhe humanizmit.

emina cunmulaj
Ditët e qëndrimit të saj në Shqipëri, ajo vendosi t’i shfrytëzojë në projekte për fëmijët me probleme, duke u bërë pjesë e nismës së Zonjës së Parë, Odeta Nishani për të mbështetur këta fëmijë. Në takimin me zonjën e parë, modelja e famshme shqiptare Emina Cunmulaj diskutoi për projekte në ndihmë të fëmijëve në nevojë, veçanërisht fëmijëve me sindromën down dhe atyre që kanë probleme me dëgjimin. Për këtë qëllim është vendosur që me mbështetjen e modeles së famshme shqiptare në të ardhmen të organizohen aktivitete për mbledhje fondesh në Shqipëri dhe Amerikë.
Modelja e famshme shqiptare ka lindur në Michigan të Shteteve të Bashkuara nga prindër shqiptarë dhe që prej moshës 17 – vjeçare që u zbulua si modele ka sfiluar për shtëpitë më prestigjoze të modës.
NEWS
Nga Aida Budo