emina_cunmulaj

Emina Çunmulaj, trëndafili i shkretëtirës për Fadil Berisha

Një trëndafil në shkretëtirë ka qenë termi i përdorur nga fotografi i mirënjohur shqiptar me famë botërore Fadil Berisha për modelen me origjinë shqiptare Emina Çunmulaj. Ai ka postuar në Instagram një nga punët e tij të fundit me supermodelen, foto të cilat lejnë vërtetë pa frymë.

emina_cunmulaj

Modelja e njohur në gjithë botën ka pozuar për aparatin e fotografit Berisha në shkretëtirën e Nevadas në SHBA. I gjithë seti fotografik është realizuar me kostume banjo, ku evidentohen linjat perfekte të supermodeles shqiptare të cilat janë vërtetë për tu admiruar. Emina Cunmulaj është modelja më e njohur shqiptare në pasarelat e modës botërore. Ajo ka sfiluar për shtëpitë më të famshme të modës si: Roberto Cavalli, Giorgio Armani, Louis Vuitton, Vivian Westood, Gucci, e shumë të tjerë, punë kjo e bërë me shumë profesionalizëm ashtu si vetëm Emina di të bëjë.