eneida tarifa

Eneda dhe Jon Tarifa në një duet.

Mes kushërinjsh erdhi momenti i duhur për një duet sëbashku. Bëhet fjalë për këngëtaren Enada Tarifa dhe djalin e xhaxhait të saj Jon Tarifa. Ai pak kohë më parë erdhi për publikun shqiptarë me një bashkëpunim tjetër me këngëtaren kosovare Vesa Luma, ndërsa Eneda për stinët e nxehta solli në tregun muzikor një “single” me titullin “Kom ala “.

Lajmin e bëri publik këngëtarja vete gjatë një bisede telefonike në një program të paradites në Top Albania Radio por nuk u zgjat shumë në detaje duke u shprehur se është më mirë të ngelet gjithçka surprizë për në momentin kur do të publikojnë këngën. Nuk na ngelet veçse të presim për të parë se çdo sjellin dy artistët me bashkëpunimin e tyre i cili duket se nuk do vonojë shumë për të përfunduar. Ndërkohë Eneda Tarifa po punon dhe për xhirimet e klipit të këngës së saj të fundit “Kom ala ” që me sa duket do vij në paralel me bashkëpunimin që flitej pak më lart me Jon Tarifa.
Nga Emilda Mushketa