10518891_690188904395774_960814963_n

Eranda Libohova “Më nga mu”

Një super hit këtë verë nga një yll i skenave shqipëtare. Bëhet fjalë për këngëtaren Eranda Libohova e cila këtë javë prezanton propozimin e saj për stinën e verës por me shumë gjasa do të na bëjë shoqëri edhe më gjatë.

10555221_690188901062441_1227263165_n

Kënga është një kompozim me tekst dhe muzikë nga kompozitori Pirro Cako, orkestrimi është i Gent Myftaraj i cili ka punuar këto javë me këngëtaren për këtë super prodhim. Realizimi i videos i është besuar mjeshtrave të Provideo të cilët kanë ideuar gjithçka me shumë profesionalizëm dhe kanë xhiruar për disa ditë me rradhë në qytetin e Durrësit duke kthyer në shesh xhirimi ambjente të ndryshme të qytetit bregdetar.

10543229_690188914395773_542236669_n

Për veshjet e Erandës është kujdesur ajo e cila prej vitesh kuron look-un e këngëtares, stilistja Rezarta Skifteri. Pjesë e klipit në rolin e protagonistit kryesor së bashku me këngëtaren është dhe një model profesionist.

10518891_690188904395774_960814963_n

Nga informacionet që Runway Albania ka mundur të marë, duket se ky klip do kthehet në kolonën sonore të kësaj vere ashtu si pritet nga çdo emër i madh i skenave tona. Ne jemi në pritje të shohim punën e përfunduar por ndërkohë ju sjellim disa foto për të shuar disi kureshtjen tuaj.

10543661_690188911062440_1237913351_n