Erando Karabeci (4)

Erando Karabeci “I plotësuar në jetën sentimentale”

1.Si nis një ditë e zakonshme për Erandon?
Si fillim një kafe me miqtë, më pas është orari i stërvitjes dhe pjesa tjetër e ditës është një regjim i mire.

2.Cilat janë impenjimet e Erandos momentalisht?
Momentalisht vetëm futbolli dhe shumë ambicje për një karrierë më të mire.

Erando Karabeci (4)

3.Talenti, pamja e jashtme, zotësia… Virtyte të cilat kujt ia atribuon Erando?
Po e mar të gjithën si paketë pasi për mendimin tim duhet nga pak nga të treja këto, plus force karakteri për të bërë mire në jetë. Për sa i përket kujt ia atribuoj virtytet, sigurisht familjes dhe vetëm atyre gjithçka jam në jetë.

4.Erando një djalë i vogël më pas një adoleshent dhe tani një i rritur… Cilat janë ndryshimet që ka pësuar në kohë?
Jam kurioz të shoh si do vazhdojë në të ardhmen pasi deri më tani ndoshta ndryshimet kanë ardhë me ndryshimin e moshës por unë jam ndjerë gjithmonë njësoj dhe mire me veten time.

5.Cilat janë mënyrat që kujdeseni për të mbajtur një linjë të mirë trupore?
Shumë sport, shumë palestër, stërvitje pasi këtë ma jep dhe profesioni, gjithashtu dhe regjim i mire. Unë bëj shumë sport edhe në kushte shtëpie pasi jam paksa i fiksuar pas fizikut të mire.

Erando Karabeci (3)

6.A teprohet ndonjëherë me kujdesin ndaj imazhit dhe si reagon Erando ndaj një rasti të tillë?
Mua më pëlqen ajo që bëj dhe si e bëj, më pëlqen gjithashtu shumë profesioni im dhe ajo çka dua të bëj në jetë është kjo që po bëj momentalisht.

7.Në cilën moshë futbolli u kthye në profesion për ju dhe si ndodhi kjo?
Nisi gjithçka si një passion dhe me kalimin e viteve u shndërrua në profesion. Në moshën 17 vjeçare kam firmosur kontratën e pare dhe aty u vendos akoma dhe më shumë që ky ishte profesioni im.

8.Jeta profesionale a ndikon ndjeshëm në jetën e një futbollisti?
Absolutisht shumë. Kjo mund të bëj habi porn ë futbollistët jetojmë ndryshe nga të tjerët, jemi të privuar nga shumë gjëra.

9.Erando sigurisht që ka një jetë private… Sa është debitor ndaj saj?
Pak jam në fakt, ose më sinqerisht jam pak si shumë. Por mundohem të rekuperoj gjithçka kur mar pushimet, duke uruar që kjo të mjaftojë.

Erando Karabeci (1)

10.Kush është 24 orë me Erandon?
Celulari im.

11.A trembet Erando nga fjala “përjetësisht”?
Unë nuk trembem nga asgjë, nuk më tremb as e nesërmja. E përjetshmja? Nuk egziston përjetshmëria.

12.Çdo të thotë për një mashkull në karrierë t’i përkushtohet vetes? Kur dhe si ndodh kjo?
Profesioni sjell detyrime, megjithatë përveç tij e shoh edhe si të nevojshme respektin ndaj veten. Ndryshe nuk shkon.

13.Si e shikon Erando veten pas 10 vitesh?
Mbas 10 vitesh ndoshta me një model flokësh ndryshe nga ky që kam hahaha.

14.Miqësia mes llojit, në këtë rast mes profesionit, funksionojn apo ambicia i vret ato?
Kam shumë miq futbollistë dhe nuk besoj se ambicja ndikon tek të gjithë. E përditshmja ime flet ndryshe.

Erando Karabeci (2)

15.Qëndrimi i Erandos për futbollin në Shqipëri?
Futbolli shqiptarë ka filluar të rritet me një ritëm të ndjeshëm dhe besoj tek e ardhmja e afërt që gjithçka do jetë akoma më mire.

16.Jeta sentimentale e Erandos në tre fjalë?

Do më mjaftonte edhe vetëm një fjalë, i plotësuar.

17.Raporti i Erandos me familjen?
Im atë është pa dyshim shoku im më i ngushtë.

18.A është i dashuruar Erando?
Jam i dashuruar me shumë gjëra në jetë.

19.A beson ne zot?
Absolutisht që po.

20.Cilat janë planet për të ardhmen e Erandos?
Si fillim titulli kampion me skuadrën e Tiranës. Ndonjë aventurë jasht vendit e më pas ku i dihet koha do i tregojë më mire ndryshimet…