erik_lloshi_runway

Erik Lloshi, nuk fal lehtë…

1.Si nis dita për Erik?
Dita për mua nis duke dëgjuar muzikë. Sapo hap sytë në mëngjes gjëja e parë që bëj është të dëgjoj muzikë.

2.Hera e parë që je ndjerë sexy?
Kur kam veshur për herë të parë kostumin tim.

3.Cfar te pelqen tek nje femer?
Tek një femër më pëlqen sinqeriteti dhe karakteri i fortë që ka.

erik_lloshi_runway

4.Një çmenduri që ke bërë për dashuri?
Nuk para bëj çmenduri dhe nuk më kujtohet ndonjë e tillë.

5.Çfarë ke bërë mbrëmë?
Mbrëmë kam kënduar live në një club dhe më ka zënë gjumi si gjithmonë shumë vonë.

6.Si fle Erik?
Fle shtrirë dhe i mbuluar mirë kur është ftohtë dhe kur është vapë i pa mbuluar fare.

7.Çfarë nuk mungon kurrë në garderobën tënde?
Në garderobën time nuk mungojnë kurrë këmishat dhe kostumet sportive.

8.Cila është veshja e fundit që ke blerë?
Një palë këpucë shumë të mira dhe një xhaketë të bukur.

9.Libri që ke mbi komedinë?
Librat unë i lexoj shumë po një ndër tyre më i fundit që po lexoj është libri “Femrat”.

10.Filmi i preferuar i Erik?
Filmi “Troy” më pëlqen shumë realizimi dhe pse është goxha i vjetër si film, por për mua është i pavdekshëm.

erik_lloshi_runway_albania

11.Çfarë sheh më shpeh në Tv?
Unë më shpesh shoh dokumentarë të ndryshëm për të zgjeruar njohuritë dhe shumë filma gjithashtu.

12.Dhurata e fundit që ke bërë?
Një buqetë të madhe me lule.

13.Na trego një moment të lumtur?
Momentet e mia më të lumtura në jetën time kanë qenë sukseset e ndryshme në karrierën time si artistë, më japin një emocion shumë të veçantë që nuk mund ta përshkruaj dot me fjalë.

14.Kënaqësia më e madhe është?
Kënaqësia më e madhe për mua është kur jam i lumtur me gjithçka që më rrethon dhe ndihem mirë shpirtërisht.

15.Çfarë këndon në dush?
Në dush këndoj këngë të ndryshme por më të preferuarat e mija janë këngët e Bon Jovi.

16.Pjesa jote më delikate?
Është kur të tjerët më lëndojnë në atë pikë ku ska më kufi dhe unë nuk i toleroj dot më. Jam njeri që mbaj shumë inat dhe nuk fal lehtë.

17.Çfarë duhet të të kenë zili të tjerët?
Ndoshta karakterin e fortë dhe thjeshtësinë si njeri.

18.Çfarë ke hedhur nga sendet e tua ditët e fundit?
Nuk para hedh gjëra kollaj pasi më pëlqen ti ruaj sendet. Ato që hidhen zakonisht janë veshjet dhe këpucët.

erik_lloshi_runwa

19.Mendimi i fundit para se të flesh?
Mendoj dhe lutem për një shëndet të mirë të familjes sime dhe për njerëzit që dua dhe që kam më afër në jetën time.

20.A është i dashuruar Erik?
Është diçka personale kjo që më përket mua dhe nuk para pëlqej ta ndaj me të tjerët këtë pjesë.

21.Nëse muzika nuk do të egzistonte cili do ishte profesioni yt?
Këtë gjë nuk e kam menduar kurrë dhe as nuk arrij ta mendoj dot, gjithësesi me siguri do kisha qenë një avokat i mirë, këtë e them duke i’a bërë qejfin vehtes.

22.Kush është 24 orë me Erik?
Me mua 24 orë është telefoni im që nuk e ndaj asnjë moment dhe kur fle gjumë e kam poshtë jastëkut.

23.A beson në zot?
Po besoj shumë në zot.

24.Erik në një projekt të ri?
Do kem absolutisht projekte të reja dhe besoj se ky vit për mua do të vij shumë fuqishëm duke qenë se po afron dhe sezoni i verës. Momentalisht po i përkushtohem këngës së fundit që kam në Top Fest në bashkëpunim me këngëtaren Olta Boka duke besuar që suksesin e ka marë dhe vazhdon të marë akoma më shumë perditë. Kjo këngë ka si autor teksti Rozana Radi dhe muzika nga Adrian Hila, të cilët i falenderoj për këtë këngë kaq të bukur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *