ermal peci (2)

Ermal Peçi “Jam me këmbë në tokë”

1.Sa e do dhe e urren, veten?
E dua patjetër, nuk do e imagjinoja dot një njeri që urren veten, qofsha dhe vetë.

2.Hera e parë, që je ndier sexy?
Duhet të ketë qenë në një nga festat e para kolektive mes miqsh, në vitin e parë gjimnaz.

3.Çfarë të pëlqen tek një femër?
Sytë, buzëqeshja por mbi të gjitha të qenurit e lirë.

4.Një çmenduri që ke bërë për dashuri?
Jam me këmbë në tokë.

5.Romantike do të thotë të jesh ti, ajo dhe…
Ne të dy bashkë, të sheqerosur nga gjithë ky romanticitet.

6.Jeta jote sentimentale, përshkruar me tre fjalë…
Pasion i dedikuar.

7.Je i dashuruar tani?
Jo.

8.Çfarë ke bërë mbrëmë?
Një festë pune.

9.Si fle?
Si qingj. Qetë dhe ëndërrueshëm.

10.Çfarë nuk mungon kurrë, në garderobën tënde?
Ngjyrat bardhë dhe blu.

11.Cila është veshja e fundit, që ke blerë?
Një t-shirt e sezonit.

12.Libri që ke mbi komedinë…
Steve Jobs.

13.Filmi i preferuar?
Mjaft të më mbajë deri në minutën e fundit dhe është i preferuari im.

14.Çfarë sheh më shpesh në youtube?
Koncerte live të Beyonce.

15.Po në TV?
Sa më pak aq më mirë.

16.Dhurata e fundit që ke bërë?
Një varëse.

17.Kënaqësia më e madhe është?
Të bësh atë që do.

18.Të jesh mirë do të thotë?
Të gëzosh shëndet. Harrojmë ndonjëherë që përtej problemeve të përditshme, duhet të jetojmë shëndetshëm.

19.Çfarë duhet të të kenë zili?
Pasionin.

20.Çfarë këndon në dush?
Non è Francesca.

21.Pjesa jote më delikate?
Të qenurit më i butë se ç’duhet.

22.Çfarë të dallon nga të tjerët?
Qënia ime, jam Ermal Peçi…

23.Çfarë ke hedhur nga sendet vetjake, ditët e fundit?
Send jo, por disa veshje që thjeshtë mbushnin dollapin.

24.Beson në zot?
Besoj.

25.Çfarë të zgjon në mëngjes, për të filluar një ditë të re?
Përveç alarmit, ideja e një sfide të re.