eros dhe marica

Eros & Marica, martesë në horizont

Nuk kanë tradhëtuar dëshirat e tyre për të organizuar një martesë atëherë kur askush nuk e priste Eros Ramazzoti dhe Marica Pellegrinelli. Këngëtari italian, 50 vjeç, dhe modelja 25 vjeçare, lidhur sëbashku në vitin 2009, janë prindër të një vajze lindur nga kjo dashuri, e cila sapo ka mbushur 2 vjeç me emrin Raffaela Maria. Në vitin 2011 gjatë një interviste për të dy nga një revistë italiane, pyetjes “Kur do kemi një martesë?”

Eros u përgjigj se dëshironte diçka shumë ndryshe nga dasma e tij e parë, diçka më intime dhe familjare, ndërsa Marica u përgjigj duke thënë se dasma e tyre do të vij pikërisht atëherë kur askush nuk e pret. Dhe në fakt kështu ndodhi, pregatitjet kanë filluar, data është ndarë dhe askush s’duhet ta dijë, Marica ka zgjedhur një fustan të thjeshtë por të dizenjuar dhe punuar nga Giorgio Armani.

Eros është shprehur se në ceremoninë e tyre do marrin pjesë vetëm familjarë dhe miqtë më të ngushtë të çiftit, kështuqë askush të mos presë një ceremoni me 500 të ftuar dhe të mbushur me paparacë e personazhe të ndryshëm ashtu siç ndodhi në ceremoninë përrallore që lidhi në martesë Eros me Michelle Hunziker më 25 prill të vitit 1998 në kështjellën Bracciano të familjes së baronëve Odescalchi.