Esdalin Gorani

Esdalin Gorani, mes Olës dhe Olesias

1.Si nis një ditë e zakonshme për Esdalinin?
Zgjohem rreth orës 08:30 në mëngjes, më pas pij kafen e mëngjesit dhe nisem për në punë direkte pas kafes. Në ora 10:00 jam në studion e baletit të top channel ku nis përgatitjet për javën që kemi përpara.

2.Cilat janë impenjimet e Esdalinin momentalisht?
Impenjimet e mia janë dy emisione shumë të rëndësishme ku unë dhe trupa e baletit që drejtoj jemi pjesë e spektaklit, “Portokalli” dhe “E diell” në Top Channel, ku puna që duhet të bëjmë është me shumë përgjegjësi pasi duhet të përballemi me publikun ҫdo fundjavë. Është një punë voluminoze ku me përkushtimin maksimal si unë dhe trupa mundohemi të japim maksimumin, pasi pritshmëritë nga ana e publikut janë të mëdha dhe pse është shumë e lodhshme dhe e vështirë sepse duhet të paraqitesh me diҫka të re ҫdo javë, megjithatë kur në ballafaqimin final të punës tonë pritemi mirë nga publiku kjo sigurisht më bën të ndjehem mirë dhe më heq të gjithë lodhjen e javës. Kjo më bën të kem forcë dhe energji për të vazhduar në krijimet e mija javë pas jave.

esdalini_ola

3.Talenti, pamja e jashtme, zotësia… Virtyte të cilat kujt ia atribuon Esdalini?
Talenti pamja e jashtme zotësia ia atribuoj vetes dhe zotit normalisht.

4.Esdalini një djalë i vogël më pas një adoleshent dhe tani një i rritur… Cilat janë ndryshimet që ka pësuar në kohë?
I vogël kam qenë shumë i praptë si fëmijë dhe njerëzit e mij të familjes nuk e besonin që mund të shtrohesha si fëmijë, adoleshent fillova të shtrohesha pak nga pak ku fillova të mendoja se më duhej të punoja fort për të arritur diҫka dhe se do duhej të kuptoja realitetin në të cilin ndodhesha, e kështu fillova të merrja më seriozisht profesionin, fillova të punoj fort dhe mendoj që kam qenë në kohë për ndryshimin që mendova se duhej të ndryshonte tek unë dhe i rritur jam ky që jam. Kam qenë solisti i parë i teatrit të operas dhe baletit për 10 vjet, më pas fillova angazhimin tim në Top Channel si kërcimtarë i parë dhe koreograf i trupës së baletit për 11 vjet.

5.Cilat janë mënyrat që kujdeseni për të mbajtur një linjë të mirë trupore?
S’kam asnjë mënyrë tjetër për linjat trupore përveҫse një gjë që më mban në këtë formë që jam, puna sistematike e përditshme.

6.A teprohet ndonjëherë me kujdesin ndaj imazhit dhe si reagon Esdalini ndaj një rasti të tillë?
Nuk merem shumë me imazhin, mundohem që kur të dal në skenë të prezantohem sa më mirë ku të tjerë meren me mua për veshjen për grimin dhe gjithҫka që ka të bëjë me televizionin, në jetën private mundohem dhe ruaj një profil sa më të thjeshtë sigurisht por mundohem që dhe në jetën e përditshme të jem i kujdesshëm dhe të prezantohem mire.

7.Në cilën moshë baleti u kthye në profesion për ju dhe si ndodhi kjo?
Shkollën e baletit e kam filluar në moshën 10 vjeҫ dhe të them të vërtetën nuk është se kisha ndonjë dëshirë për tu bërë balerin, por ka qenë dëshirë e prindërve të mij që unë të merresha me këtë profesion, pastaj rrugës kërcimi filloj të bëhej një gjë e pandashme nga unë dhe në gjimnaz fillova ta kisha pasion dhe fillova të jetoja me këtë profesion, që do të thotë është një gjë që gradualisht filloi të avanconte drejt dëshirës për të kercyer në skenë. Kam filluar në moshën 10 vjeҫ shkollën e baletit dhe kam vazhduar për 12 vjet studimet në fushën e kërcimit ku dhe jam diplomuar në akademinë e arteve për koreografi.

8.Jeta profesionale a ndikon ndjeshëm në jetën e një artisti?
Sigurisht që jeta profesionale ndikon në jetën e artistit. Kur ke një jetë profesionale të mirë kjo e bën jetën e artistit edhe më të bukur ose në rast të kundërt e bën më të zymtë.

Esdalin Gorani

9.Familja dhe raporti i Esdalinit me familjen?
Raportet e mija me familjen janë të shkëlqyera me ortaken time të jetës dhe të skenës. E konsideroj si shoqe më shumë se sa si bashkëshorte pasi me të ndaj të gjitha si jetën profesionale ashtu dhe atë artistike. Është krahu im i djathtë, ҫdo gjë që bëjmë e ndajmë bashkë, kemi një vajzë 4 vjeҫ Olesia që unë e dua shumë dhe është pika ime e dobët, që na e ka bërë dhe më të bukur jetën mua dhe Olës. Jemi të lumtur që kemi njëri tjetrin dhe jetojmë në harmoni të plotë si një familje e vogël.

10.Të gjithëve na ndodh të kemi ditë të këqija. Ku dhe afër kujt gjen forcë dhe mbështetje Esdalini për të ecur para?
Ashtu si tregova pak më lart, unë nuk jam vetëm. Jam bashkë me Olën dhe forcën e gjejmë tek njëri tjetri për të ecur para dhe ja kemi dalë mbanë.

11.Esdalini sigurisht që ka një jetë private… Sa është debitor ndaj saj?
Jeta private… Mundohemi ta shijojmë dhe ia arrijmë ta shijojmë pavarësisht se jemi shumë të ngarkuar me punë. Përpiqemi të mos e lejmë pas dore jetën tonë private dhe vazhdimisht udhëtojmë familjarisht, gati ҫdo fundjavë. Ndërsa në ditët e zakonshme e gjejmë gjithmonë kohën për veten tonë, me pak fjalë bëjmë gjithmonë gjithҫka që na vjen në mëndje.

12.Kush është 24 orë me Esdalinin?
24 orë në 24 jam me Olën.

13.Një ҫmenduri që ke bërë për dashuri?
Nuk kam bërë asnjëherë një ҫmenduri për dashuri.

14.Si e kalon Esdalini kohën e lirë?
Kohën e lirë e kaloj me vajzën time dhe me shoqërinë kryesisht.

15.Miqtë dhe shoqëria. Cfar vëndi zënë ata dhe sa kohë u kushton Esdalini shoqërisë?
Shoqërisë i kushtoj aq kohë sa mos të prish punë në familjen time dhe normalisht në profesionin tim, por kryesisht mundohem ti kushtoj vëmendje aq sa gjërat të jenë të pranueshme.

16.Si e shikon Esdalini veten pas 10 vitesh?
Veten pas 10 vitesh e shoh njësoj si tani. Kush më njef prej shumë vitesh, më thonë që nuk kam shumë ndryshim nga më parë.

17.A beson në zot?
Jo, nuk besoj në zot.

18.Planet e Esdalinit për të ardhmen?
Për të ardhmen kam goxha projekte por që besoj do i realizojmë. Njëri është më i veҫanti, më pëlqen shumë të vejmë një balet në skenë, gjë që kemi filluar ta mendojmë dhe kam përshtypjen që do ia dalim. Kemi filluar ta bëjmë realitet këtë gjë dhe besoj në vitin tjetër.