michael jackson

“Fantazma” e Jackson përndjek shtëpinë e tij

Familja e Mbretit të Pop – it, Michael Jackson, ka nxjerrë sëfundmi në shitje vilën Neverland, që ndodhet në Los Olivos të Kalifornisë.
Me një çmim prej 66 milionë paundë, kjo shtëpi, ditët e fundit po vizitohet nga njerëz të shumtë të interesuar për ta blerë atë.

michael jackson
Por siç raporton DailyStar, përveç çmimit të kripur, të interesuarit duhet të përballen më një tjetër “sfidë”, me zërat se në këtë vilë ndodhet ende fantazma e të ndjerin Jackson.
Neverland
Sipas gazetës, janë fqinjët ata të cilët pretendojnë se kanë parë fantazmën e tij të lëvizë nëpër shtëpi dhe besojnë se ndodhet aty që ditën kur u nda nga jeta.

neverland
Një prej fqinjëve, Marie Andrade, e cila shkon rregullisht në këtë shtëpi, shprehet se Michael është aty. Ajo thotë se është e mundur të ndjesh prezencën e tij.
Nga Ledio Garo