Fatjon Goga

Fatjon Goga, receta për natën e vitit të ri nga guzhinieri që po çmend italianët me pjatat e tij.

Quhet Fatjon Goga, i lindur më 11 shkurt 1991 në Fushë Krujë dhe larguar nga Shqipëria në vitin 1998 kur ai kishte vetëm 7 vjeç drejt Italisë ku do realizohej në jetë dhe në profesionin e tij si guzhinier. Mund të quhet një djalë në karrierë për shumë fakte, duke nisur nga eksperienca e tij në restorantin më të mirë në Itali “Don Alfonso” në zonën e Costiera Malfitana, por edhe për faktin se të shumtë janë ata që frekuentojnë restorantin ku ai punon momentalish dhe çmenden për pjatat e pregatitura nga Chef Fatjoni.

Runway Albania zgjodhi të këshillohet nga ky djalë i talentuar për menunë e natës së ndërrimit të viteve. Një menu e lehtë, elegante dhe e shijshme sigurisht. Ja çfar ka menduar Chef Fatjon Goga për natën e Vitit të Ri:

Antipaste: Rrole salmoni i marinuar me agrume, me karkaleca të freskët në farat e susamit.
Pjatë e parë: Ravioli të mbushura me gjizë dhe djathë pecorino në shafran dhe këpurdha të stinës.
Pjatë e parë: Rizoto në të zezën e sepjeve me pancetta dhe karçof krokante.
Pjatë e dytë: Carré gjeli në erza aromatike dhe fileto e thekëruar me pistak dhe salsë verë të kuqe.
Ëmbëlsirë: Pllakë çokollate me bavareze panetoneje dhe salcë luleshtrydhesh.