Fjolla Morina

Fjolla Morina duke menduar nudo

Këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina së fundmi ka realizuar foto të ndryshme artistike, të cilat prej ditësh janë në qendër të vemendjes nga ndjekësit e saj. Disa ditë më parë, Morina u cilësua nga fansat e saj edhe si këngëtarja me famë ndërkombëtare Kim Kardashian. Fakti që këngëtarja nuk po ndalet duke realizuar të tilla foto, duket se i ka dhuruar impaktin që ajo ka pritur prej tyre.

Në foton që ajo ka publikuar në rrjetin e saj social Instagram ka cituar: “Bukuria është ndjenja më e pastër e shpirtit”. Kjo foto ka marrë reagime të ndryshme, ku një pjesë e komentuesve shprehen se nuk janë dakord me mënyrën se si Fjolla ka zgjedhur të ruajë famën, ndërsa pjesa tjetër e kanë uruar atë për format perfekte të fizikut të saj.

Nga Amela Muca