gjume i qete

Flini nudo, sekreti i një martese të lumtur

Të fjeturit nudo është sekreti për një martesë të suksesshme. Të paktën kështu rezulton në një sondazh të realizuar nga Cotton Usa, ku morrën pjesë më shumë se 1 mijë britanikë. Veshja për gjumë kushtëzon marrëdhënien në çift dhe në të njejtën kohë ka shumë mundësi që të jetë edhe një pasojë. 57 përqind e martesave të lumtura janë çifte që flenë nudo, kundër 48 përqind të atyre që flenë me pizhama, 43 përqind që flenë me këmishë nate dhe 38 përqind që flenë me tuta (çfarëdolloj).

gjume i qete

Deri më tani ajo që dihej ishte të fjeturit nudo nënkupton një xhest intimiteti, besimi dhe sinteze. Por ky studim i radhës e interpreton të fjeturit zhveshur si një sinjal që lidhet me harmoninë e çiftit. Megjithatë tjetër faktor i rëndësishëm është edhe dhoma e gjumit pasi edhe kjo e fundit ndikon në sintezën mes partnerëve, duke amplifikuar kënaqësinë ose e kundërta, duke ngjallur bezdi. Studimi në fjalë sugjeron se nëse partnetët flenë nudo në çarçafë mëndafshi dhe dhoma e gjumit është e këndëshme bën që marrëdhënia në çift të jetë shumë herë me e mirë sesa ata që flenë me çarçafë të fortë, mbajnë çorapet veshur dhe kanë një dhomë aspak të këndëshme. Në fakt, zakoni për të fjetur nudo është më e përhapur nga çmendohet, sidomos tek britanikët. Zgjedhja për të fjetur në këtë mënyrë nuk nënkupton vetëm një raport të mirë në çift por edhe një raport të mirë me veten dhe trupin tonë.