floriana garo

Floriana Garo, po jetoj ëndrrën time…

1.Si nis një ditë e zakonshme për Florianën?

Një ditë e zakonshme nis në orën 8.00 me një kafe dhe një lëng portokalli, ndërkohë që shoh lajmet në internet dhe Tv. Pastaj nis të bëhem gati për të shkuar në punë.

2.Cilat janë impenjimet e Florianës momentalisht?

Tani jam kryesisht e impenjuar me emisionin tim “Jo vetem modë”, të shtunave në Tv Klan, në të cilin unë jam autore dhe prezantuese. Krahas emisionit, vazhdoj edhe me prezantimin e motit në ABC News, po pregatitem për sfilatën e Geraldina Sposa , dhe sapo kam përfunduar spotin publicitar të Cortefiel/ pranverë 2014.

floriana_gara_runway

3.Talenti, pamja e jashtme, zotësia… Virtyte të cilat kujt ia atribuon Floriana?

Pa dyshim mënyrës sesi më kanë rritur prindërit e mi. Ata më kanë bërë kjo që jam!

4.Floriana një vajzë e vogël më pas një adoleshente dhe tani një e rritur… Cilat janë ndryshimet që ka pësuar në kohë?

Unë mbaj mend një fëmijëri shumë të lumtur dhe të shëndetshme. Në adoleshencë u shpërngulëm në SHBA familjarisht dhe përshtatja me ambientin atje nuk ka qenë shumë e thjeshtë. Kam kaluar 3 vite të vështira në North Dakota, ku isha kryesisht e fokusuar tek shkolla dhe volejbolli dhe nuk kisha fare të bëja me botën e modës dhe televizionit. Më pas shkova të studioja në New York dhe vitet atje kanë patur një ndikim shumë të rëndësishëm në formimin tim. Aty nisa rrugën të cilën ndjek edhe sot. Tani në Shqipëri e konsideroj veten shumë më të pjekur dhe më të qartë për ato që dua. Po jetoj ëndrrën time dhe jam shumë e lumtur për këtë.

floriana_garo

5.Cilat janë mënyrat që kujdeseni për të mbajtur një linjë të mirë trupore?

Mundohem ta kontrolloj ushqimin. Rrallë herë ha pas orës 18.00 dhe përgjithësisht nuk konsumoj bukë ose ëmbëlsira. Gjithashtu, bëj ushtrime fizike edhe në shtëpi meqë kohën e kam të kufizuar. Por palestra është gjithnjë ide e mire, mbase do arrij ta bind veten një ditë që ta praktikoj rregullisht.

6.A teprohet ndonjëherë me kujdesin ndaj imazhit dhe si reagon Floriana ndaj një rasti të tillë?

Unë nuk jam për teprimet në përgjithësi. Kujdesi ndaj imazhit është shumë i rëndësishëm, por nuk mund të të kthehet në një obsesion sepse ka edhe gjëra të tjera të rëndësishme në jetë. Unë preferoj një look natyral, të kuruar, dhe me shije, por nuk pëlqej asgjë të tepruar.

floriana_garo_interviste

7.Në cilën moshë televizioni u kthye në profesion për ju dhe si ndodhi kjo?

Unë isha 23 vjeç dhe sapo isha kthyer të jetoja në Tiranë nga NYC. Ndodhi fare rastësisht. U përzgjodha për të bërë një reklamë për Eagle Mobile. Përfaqësuesit e kompanisë celulare Eagle në Shqipëri më ofruan pastaj për të prezantuar një shorte promocional që zhvillohej live çdo ditë, për një muaj rresht, në Tv Klan. Menjëherë pas shorteut, mu ofrua nga ABC News të prezantoja motin. Ishte Prill 2011 dhe 2 vjet më pas nisa programin tim Jo Vetem Modë. Gjatë kësaj kohe përfaqësova Shqipërinë tek Miss World në Kinë, kam prezantuar koncertin e 100 vjetorit të pavarësisë, festivalin e 51 në RTSH, dhe Miss Globe 2013.

8.Jeta profesionale a ndikon ndjeshëm në jetën e një artisti?

Pa dyshim që ndikon, por është e rëndësishme që çdo artist të ketë edhe jetën e tij private. Unë timen e ruaj me fanatizëm.

floriana_garo_intervista

9.Në gjithë këto vite punë a është dashur në ndonjë rast të bëhesh pjesë e një kompromisi?

Jo, nuk më është dashur kurrë.

10.Reaksioni kimik që ndodh në përballjen e një personazhi si ju me një pseudo personazh?

Nuk ka një të tillë.

11.Floriana sigurisht që ka një jetë private dhe të gjithë e dimë këtë… Sa ndjehesh debitore ndaj saj?

Aspak, tani për tani. Mundohem ta balancoj kohën mes jetës private dhe asaj profesionale.

12.Kush është 24 orë me Florianën?

Floriana.

13.A trembet Floriana nga fjala “përjetësisht”? Nëse po na thoni një definicion që mund ta zëvendësojë dhe ta zbusë këtë premtim.

Nuk trembem aspak për sa kohë jam e lumtur.

floriana_garo_runway_albania

14.Çdo të thotë për një femër në karrierë t’i përkushtohet vetes? Kur dhe si ndodh kjo?

Përgjithësisht vajzat dhe gratë në karrierë kujdesen për imazhin e tyre dhe kjo do të thotë që të sakrifikosh kohë të çmuar për tu zbukuruar tek sallone bukurie dhe qëndra estetike.

15.Si e shikon Floriana veten pas 10 vitesh?

Me një familje të lumtur me partnerin tim, profesionalisht të suksesshme, dhe të përfshirë në projekte bamirësie.

16.Miqësia mes llojit, në këtë rast mes profesionit, funksionojn apo ambicia i vret ato?

Funksionon nëse ka sinqeritet dhe dashamirësi.

17.Qëndrimi i Florianës për zhveshjen pa kriter të artisteve në ekranin tonë?

Le të bëjnë si ta ndjejnë.

18.Jeta sentimentale e Florianës në tre fjalë?

E përmbushur, e sigurtë, e rehatshme.

19.A beson ne zot?

Jo tamam. Besoj që ka diçka më të madhe se ne, por nuk i kam shumë të qarta mendimet në lidhje me këtë çështje.