Franko

Franko, një shqiptar në Cannes

Një djal i moshës 20 vjeç po përfaqëson Shqipërinë në Monaco, Nice dhe Cannes. Emigruar nga Shqipëria pas 8 vitesh studime baleti në “Shkollën koreografike të baletit” në Tiranë, drejt Francës ku vazhdon studimet dhe atje për balet për të realizuar ëndrrën e tij. Quhet Franko Mulla, i lindur më 13 shtator 1994 në Tiranë dhe prej disa vitesh jeton në Francë falë një burse të plotë të fituar për të vazhduar studimet në shkollën e baletit të Cannes “Rosella Hightower”. 

Franko Mulla
Deri më tani ai ka qenë pjesë e shumë shfaqeve, ndër të cilat dhe “Sacre du Printemps” me koreograf Choreograph Igor Stravinsky dhe Angelin Preljocaj, “Sweet Gershwin” me koreograf Jean Gil, “Six Dances” me koreograf Jiri Kylian, e shumë të tjera.

Franko

Duket se djali 20 vjeçar me origjinë nga Tirana premton shumë dhe kërkon një të ardhme prej balerini profesionist protagonist në shfaqe me emër të cilat do ti lejojn atij që fama të shtrihet brënda dhe jashtë shtetit. Ne i urojmë shumë fat Frankos dhe jemi krenar që Shqipëria përfaqësohet në shtete të ndryshme me talente si Franko Mulla.

Franko_Mulla_runway_albania