frida&joy

Fustanet e nusërisë në “Frida, Xhoi &Xhei”

15 vite më parë, gjithçka nisi si një dëshirë për të krijuar diçka të bukur. Sot “Frida” me skuadrën e saj më të madhe, duket se të bukurën e ka kthyer në stil. Prej 5 vitesh “Frida” vjen edhe me sallonin “Frida, Xhoi &Xhei”, ku sjell modelet më të fundit të fustaneve të nusërisë.

Dhe në këtë datë të rëndësishme si 3 dhjetor, për sallonin “Frida Xhoi &Xhei” u prezantua koleksioni i ri i 2015 i fustaneve të nusërisë me forma, ngjyra e prerje të larmishme që mbajnë firmën e 16 stilistëve të njohur.
I ftuar special i këtij eventi ishte stilisti me famë botërore i firmës “My Lady”, Haim Bar, që prej 5 vitesh sjell në Shqipëri linjën e tij të fustaneve. Kësaj sfilate nuk i munguan edhe fustanet e mbrëmjeve që gjatë parakalimit në publik u shoqëruan me muzike live nga kuarteti i harqeve.
Të pranishëm në këtë event ishte edhe zonja e parë e vendit, Odeta Nishani si dhe emra të tjerë të njohur të politikës, artit e televizionit.

Nga Emilda Mushketa