merilin monroe

Fustani i Monroe, ikonë në historinë e modës

Fustani i bardhë i Marilyn Monroe është shpallur ikonë e gjithë historisë së modës.
Me një dekolte në formë V-je dhe të gjatë deri tek gjunjtë, ky fustan me pala hekuri është më i famshmi ndër vite.

merilin monroe

Marilyn Monroe mbahet mend edhe sot me rolin e saj në filmin “The Seven Year Itch”, të viti 1995, ku ventilatorët skenik “luanin” me fustanin e saj, duke i nxjerrë në pah këmbët sensuale.
Ky imazh, që prej asaj kohe është ngulitur në mendjet e njerëzve dhe është risjellë në reklama, promo, skena filmike apo videoklipe edhe në ditët e sotme.
Kjo është edhe arsyeja se përse njerëzit në rrjetet sociale e kanë votuar këtë fustan, si ikonë të historisë, shkruan portali www.instyle.co.uk.

Nga Aida Budo