gabriel garko

Gabriel Garko rrëfen sëmundjen e tij

40 – vjeçari Gabriel Garko ka qenë i ftuar nga Massimo Gileti në programin “L’arena”, për të shpjeguar të vërtetën e “sëmundjes” së tij. Por ajo që ka rënë në sy ka qenë një enjtje e çuditshme në fytyrë teksa ai rrëfente detaje mbi jetën. Në internet thuhet se ai vuan nga një sëmundje, por ai është përgjigjur që ka mbetur shumë i çuditur nga titujt e ndryshëm të mediave sociale, pasi ata nuk kanë verifikuar asgjë në lidhje me shqetësimet momentale që mund të ketë patur.

gabriel garko
Garko më tej është shprehur shumë i revoltuar që individë të ndryshëm kërkojnë të prishin imazhin e tij të ndërtuar me shumë forcë dhe që nuk kanë marrë as mundimin më të vogël për të konfirmuar “sëmundjen” e tij. Aktori tha se në fund të fundit dhe unë njeri jam, mund të sëmurem e të kem probleme, megjithatë rrëfeu se bën konsulta të vazhdueshme me mjekun, duke theksuar se nuk është asgjë për t’u shqetësuar.
Nuk ka bërë me dije ekzaktësisht se nga se vuan, por ka siguruar që është diçka kalimtare. Ajo që ka dashur të theksojë është se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje botoxi dhe se enjtja e fytyrës përveç hamendësimeve për ndërhyrje kirirgjikale mund të krijohet edhe nga një dhembje dhembi, duke lënë sërish suspancë për publikun.
Avokatët e Garkos e kanë këshilluar atë që të hapin një gjyq për t’u kompesuar, pasi fjalët e tyre janë të rreme, por aktori nuk dëshiron të humbasë kohë me njerëz të papunë, ndërkohë që ka shumë dashuri për të dhuruar te një publik i gjërë që përqafon çdo gjë që ai sjell për ta. “Urrejtja e mos profesionistëve më bën më të fortë për të ecur përpara”, theksoi Garko.
Më tej aktori është shprehur se emri i tij i vërtetë është Dario Oliverio, por i tërë kombi e njeh atë si Gabriel Garko, emër ky i krijuar nga persona të cilët dëshironin ta “shisnin” si një markë dhe që rezuloti se nuk e kishin gabim.
Tanimë Garko pranon me plot bindjen që ka realizuar ëndrrat e tij të fëmijërisë. Jeta e Garkos prej kohësh është shndërruar në sukses, famë, kopertina etj. Sigurisht nga ana tjetër nuk mund të mohohet numri i madh i fansave dhe dashamirësve që e mbështesin atë në çdo hap të tij.

Nga Amela Muca