Gaga

Gaga: Kam dashur të më vlerësojnë për muzikën, jo për trupin

Lady Gaga, 29-vjeçarja e njohur për stilin e saj të veçantë edhe të çuditshëm, gjatë fjalës së saj, pas marrjes së çmimit “Gruaja e Vitit ” nga “Billboard” u shpreh se për një femër është shumë e vështirë të hyjë në botën e muzikës.

Gaga

Ajo shtoi se bota e muzikës është si një klub meshkujsh, ku femrave nuk u lejohet të hyjnë.
“Unë u mundova për shumë kohë që të më merrnin seriozisht dhe të më vlersonin për muzikën që bëj, jo për trupin tim. Është e vështirë, sepse duke qënë femër, shume herë të paragjykojnë,” u shpreh këngëtarja.
Në fund të fjalës së saj, artistja e shumë hiteve, u dha një mesazh të gjithë atyre që nuk kishin besuar tek aftësitë e saj në muzikë.
“Mezi kam pritur që t’ju tregoj që e keni pasur gabim. Une ndoshta nuk di ti bëj shumë gjëra, por unë mund të shkruaj këngë dhe unë mund të këndoj,” përfundoi Gaga.

Nga Aida Budo