anxhela martini

Gazeta zviceriane zbulon të dashurin e Angela Martinit?!

Krishtlindjet nuk festohen vetëm. Kështu e nis lajmin e saj gazeta zviceriane Blick për modelen shqiptare Angela Martini, e cila duket se ka gjetur dashurinë e re të jetës së saj.
Ajo ka postuar në rrjetet sociale një fotografi ku shfaqet krah Butik Cejzit, një djali simpatik nga Shqipëria, shkruan gazeta Blick.

anxhela martini
Sipas së përditshmes zviceriane, modelja e suksesshme është përpjekur ta mbajë sa më larg historinë e saj të re të dashurisë gjatë gjithë kësaj kohe por që shumë shpejt ra në rrjetën e gazetave duke zbuluar gjithçka.
Angela Martini u nda në fillim të këtij viti nga miliarderi turk, 38 – vjeçari Ali Baran Suzer. Në atë kohë 29 – vjeçarja tha: “Një ditë do të njoh mashkullin tim ideal”. A mund të themi se kjo ditë ka ardhur për modelen?, shkruan Blick në mbyllje të shkrimit duke i uruar gjithashtu shumë ditë të lumtura Anxhelës.

Nga Aida Budo