George-Clooney-Amal-Alamuddin

George Clooney së shpejti në martesë me Amal Alamuddin

Pasuria e tij përllogaritet tek 200 milion dollarët, por kur erdhi puna për t’i propozuar juristes dhe avokates së të drejtave të njeriut, Amal Alamuddin, George Clooney nuk zgjodhi as Parisin dhe as një udhëtim me jahtin e tij nëpër Mesdhe. Revista “Page Six” zbulon detajet e propozimit për martesë të aktorit 52-vjeçar ndaj juristes britanike, 36 vjeç, të cilën e ka njohur disa muaj më parë.

George-Clooney-Amal-Alamuddin

Sipas kësaj reviste, Clooney zgjodhi rehatinë e shtëpisë së tij në Kaliforni për t’i kërkuar dorën 36-vjeçares. Madje edhe darka ishte gatuar prej tij. “E gatoi vetë darkën me bazë mishi dhe të shoqëruar me verë dhe më pas befasoi Amal duke u ulur në gjunjë e më pas zgjati njërën dorën ku mbante unazën me diamant 7 karat”, thotë një i njohur i çiftit duke shtuar se aktori ishte aq i lumtur nga përgjigjja pozitive e Amal saqë po atë natë kishte marrë në telefon të gjithë miqtë e tij për t’u dhënë lajmin se do të martohej.

George-Clooney-Amal-Alamuddin-runway-albania

Propozimi ka ndodhur mbrëmjen e 22 prillit. Clooney dhe Amal shoqërohen prej muajsh së bashku. Në muajin mars Clooney udhëtoi së bashku me Amal në Dubai për t’u njohur me familjen libaneze të 36-vjeçares. Për mediat rozë martesa është cështje muajsh, ndoshta javësh dhe tashmë vëmendja është përqendruar në vendin se ku do të kryhet ceremonia. Disa përjashtojnë vilën që aktori ka në liqenin e Komos në Itali, me argumentimin se është shumë e ekspozuar për të ruajtur privatësinë e ceremonisë.