celulari

Gjumi me celularin në karikim të shëndosh

Nëse gjatë darkës ju keni tendencën të mbani celularin tuaj pranë krevatit në karikim dhe të luani me të, ju rrezikoni të shtoni në peshë. Ky është rezultati i disa shkencëtarëve në Spanjë të cilët kanë zbuluar se drita artificiale që përmbajnë ekranet e telefonave, tabletat, televizorët apo laptopët frenon prodhimin e hormonit që lufton mbipeshën.

Nesë ju jeni duke fjetur dhe celulari juaj është duke u karikuar, apo televizori në dhomën tuaj është i ndezur, atëherë prodhimi i këtij hormoni përgjegjës do të jetë ndërprerë duke ngadalësuar metabolizmin tuaj e duke iu bërë kështu të ndjeshëm për të fituar peshë. Profesor Ahmed Agil i cili ka udhëhequr studimin tha për “The Independent” se ndriçimi artificial gjatë natës bën që trupi i njeriut të dështojë për të prodhuar sa më shumë hormonin që ndalon mbipeshën. Ai sugjeron se minimalisht ekrani i celularit tuaj është mirë të mbyllet nëse ju nuk jeni duke e përdorur atë.
Nga Denisa Vishkulli