elie saab-runwayalbania

Fuqia Magjistare e Ngjyrës së Zezë

Magjistarja e ngjyrave “e zeza” komandon përherë dhe nuk mund të jetë ndryshe pasi duke hedhur një sy në sfilatat e vjeshtë – dimër 2012-2013 refreni i secilës sfilatë pushtohej nga ngjyra e zezë e cila bëhej arrogante mbi pasarela dhe plot stil.

E zeza ishte zonja e mbrëmjes e ftuar të pushtonte skenën plot aksesorë dhe veshje magjepsëse nën hijen e natës.
Një hije ndryshe plot mister dhe magji rrethonte figurën femërore, një ftesë për të interpretuar një rol si joshëse e paqartë dhe enigmatike e cila ecën në majë të gishtave mbi taka shumë të larta nën një vijë ndarëse midis së keqes dhe të mirës, midis shtirjes dhe reales.
E harruar nën mjergull imazhi i zymtë i një magjistareje të keqe si Grimilde tek filmi “Borëbardha dhe shtatë xhuxhat” apo imazhi i Evanora tek filmi “Magjistari i Oazit”, sot kemi magjistaret moderne të cilat fitojnë hijeshi falë hapave që hedh moda në vite.
Sandale dimërore me taka spile të mbushur me fjongo të mëdhaja, me tyl të punuar me dorë, herë pas here edhe të mbushura me gurë të çmuar.
Vathë të mëdhenj të varur me forma nga më të ndryshmet që vijojnë nga lakuriqët e natës e deri tek marimangat mbushur me gurë të zinj.
Veshjet e zeza punuar me mëngë të gjëra apo me flutura shumë në pjesën e poshtme japin idenë e një magjistareje plot sharm.
Nuk mungon tyli apo lulet punuar po në ngjyrë të zezë në këto veshje joshëse të cilat janë po aq trasparente në shumicën e rasteve dhe lënë shijen e një magjistareje nate të hijshme.
Duke lënë pas në kthimin e tyre mbi pasarela gjurmët e parfumeve trasgresive po aq edhe të athët në aromë.
Për të zbuluar se magjistarët e përkohshme synojnë shumë mbi imazhin e fshehtë të tyre, stilistët e mëdhenj i kishin fshehur ato fytyra mjelmash të zeza pas syzeve në formë maske të frikshme në pamje të parë, ispiruar në egërsinë e magjistareve të filmave. Përfundimisht lind natyrshëm pyetja: Kush ka frikë nga magjistaret e këqija?