Elhaida Dani

I’m Alive, përfaqëson Shqipërinë në Eurovision

Edhe pak ditë dhe kënga që do të përfaqësojë Shqipërinë në kompeticionin më të rëndësishëm të muzikës Europiane do të jetë në kanalin zyrtar të YouTube në Eurovision për të marë komentet dhe vlerësimet tuaja.

“I’m Alive”, titullohet kënga e cila është një baladë Pop dhe që do të interpretohet nga Elhaida Dani me kompozim të Zapp&Chris dhe orkestrim të mjeshtrit Darko Dimitrov.
Fabula e këngës sjell historinë e një çifti ku vajza pret që të kthehet i dashuri. Me sa kuptohet nga foto e shpërndara në rrjetet sociale nga vetë Elhaida Dani, në videon e këngës duket se do të jenë protagoniste disa femra.
Pro Video është studio që ka marrë përsipër prodhimin e klipit të kësaj kënge. Ndërsa regjia do të mbajë firmën e një regjisoreje të re dhe tepër të talentuar të Tv Klan, Edlira Baholli, një profesioniste e lindur të cilën e kemi ndjekur dhe në punë të tjerat duke vlerësuar profesionalizmin e regjizores.
Një burim i joni tha se po punohet për dy versione të këngës, shqip dhe anglisht. Por ende nuk është vendosur se cili do të jetë ai përfundimtar.

Nga Emilda Mushketa