iphone 6

iPhone 6, shitje rekord

iPhone 6 kalon çdo pritshmëri të vetë kompanisë për shitjen masive të produktit. Zëdhënësi i kompanisë “Apple” tregon se janë shitur më shumë se 10 milionë njësi të dy modeleve të reja: iPhone 6 dhe 6 Plus. Madje, kompania i cilëson adoleshentët si “blerësit e artë”. Gazeta “New York Times” shkruan se ky vit shënon një rritje rekord të shitjes së iPhone-ve krahasuar me ato të viteve të kaluara.


Disa e blejnë për pasion teknologjie objektin, ndërsa të tjerë thjesht për kuriozitetin sesa kanë avancuar smartphone-t, të quajtur ndryshe telefonët inteligjentë. E vërteta është se iPhone 6 ka një zhvillim të konsiderueshëm qoftë të përmasave të ekranit apo thjesht memories. Dy modelet e reja ofrojnë një programacion të ri dhe navigim në internet shumë herë më të shpejtë. Kërkesa e fortë e shitjes është pasqyrë e një rritjeje të konsumit për smartphone-t me ekranet e mëdha. Tashmë iPhone është një produkt jashtëzakonisht popullor në shumë vende të botës. Ai nuk njeh kufij dhe është cilësuar si “revolucioni i komunikimit” të vitit 2014.
Nga Amela Muça