Jennifer-Lopez-runway-albania

Ja cilave femra nuk u afrohen meshkujt

Ndodh shpesh herë që femrat ankohen për neglizhencën e meshkujve ndaj tyre, apo se meshkujt nuk dinë të bëjnë për vete një femër. Në të vërtetë ja kush janë disa nga arsyet se përse meshkujt nuk marrin iniciativën ti afrohen një femre dhe ta joshin atë.

Jennifer-Lopez-runway-albania

Në grup me shoqe
Meshkujt e dinë që nuk u është e këndshme kur duhet t’i ofrohen ndonjë vajze, e cila gjatw gjithw mbrëmjes nuk ndahet nga “grupi” i mikeve të saj.

Celulari
Ajo që meshkujt më së shumti i largon nga ju është ai aparati i vogël të cilin femrat e nxjerrin nga çanta dhe e kontrollojnë çdo pesë minuta. E para, kjo sjellje është tepër irrituese dhe tregon që keni humbur kontaktin me botën reale. E dyta, lë përshtypje që keni dikë dhe vazhdimisht jeni duke komunikuar me të.

Vathë të mëdhenj
Si duket, meshkujt vërejnë çdo detaj, prandaj kanë zbuluar se është më pak e sigurt që do t’i afrohen vajzës e cila ka vënë vathë më të mëdhenj se veshët.

Buzëkuqi
Femrat i adhurojnë buzëkuqtë, meshkujt jo. Posaçërisht ata ngjyrë vjollce, të kuqe, roze. Ndërkaq, ato nuancat natyrore me siguri nuk i vërejnë.

Carmen Kass runway albania

Buzëqeshja
Femrat të cilat kurrë nuk buzëqeshin, nuk janë fare joshëse, sado që mund të jenë të bukura.

Alkooli
Edhe shishja e verës në tavolinë nuk paraqet problem, nëse pihet me maturi. Pirja e alkoolit në stilin e Çarli Shinit dhe “me trimëri”, përkatësisht sjellja më e lirë se sa duhet, paraqet karton të kuq për meshkujt.

Pamaturia
Fjalën e kemi te grimi, te fustanet tepër të shkurtra dhe te gjërat e ngjashme, pasi jo gjithmonë janë joshëse.