makiazhi

Ja gabimet e makiazhit që tregojnë lodhjen

Të bësh makiazh në ditët e sotme, për femrat është mëse normale. Madje shpesh herë ato as nuk e pyesin veten nëse është momenti i duhur për makiazhin e përdorur. Por që të tregosh freski është e nevojshme që të dish të aplikosh edhe produktet e duhura, në mënyrën e duhur.

makiazhi

Ja disa nga gabimet që bëni gjatë aplikimit të makiazhit:
1) Ju zgjidhni ngjyra monotone
Makiazhi është i nevojshëm të mos aplikohet gjithmonë njësoj. Shpesh herë duhet të eksperimentoni. Përdorimi i ngjyrave të lehta në makiazhin tuaj do t’ju tregojë më të freskët dhe më të rinuar.
2) Ju përdorni laps të zi në sytë tuaj
Pavarësisht se lapsi i zi mund t’ju tregojë tërheqëse, ju duhet ta eleminoni atë nga përdorimi i përditshëm. Sytë tuaj me laps të zi duken mjaft të lodhur.
3) Ju përdorni shumë pudër
Pudra, sado e mirë të jetë ajo e bën fytyrën tuaj të duket e lodhur, aspak e freskët dhe bllokon poret nga ajërosja.
4) Ju përdorni tualet të errët
Zakonisht femrat përdorin grinë në sytë e tyre. Ky është gabimi i madh i makiazhit. Tualeti i errët jo vetëm që ju tregon të lodhur, por edhe të madhe në moshë. Ju duhet ta eleminoni atë sa më parë.