Jennifer Lowrence

Jennifer Lawrence, prap më e paguara në botë

Jennifer Lawrence është aktorja më e pasur në botë, në një listë që e konsideron atë si femrën më “dominuese” ndër gjthë femrat e Hollywood.
Website Vulture.com ka publikuar listën e “100 yjeve që vlejnë më shumë” për 2015 – ën. Fituesja e çmimit “Oscar”, për të dytin vit radhazi konsiderohet si “aktorja që dominon gjeneratën e saj”.
Portali amerikan shkruan se ylli i filmave “Hunger Games” mban rekordin në box office, me plot 720 miliardë paundë përfitime në mbarë botën.

Jennifer Lowrence
Sipas prestigjozes “Forbes”, 25 – vjeçarja është dhe aktorja më e paguar në botë, me 34 milionë paunë të ardhura në vit duke e bërë atë të kryesojë listën për të dytin vit rradhazi.
Vulture.com e përllogarit listën e saj bazuan në box office amerikan dhe botëror, popullaritetin në media sociale, respektin e kritikës dhe pëlqimin në publik.
Në vendin e dytë të këtij klasifikimi qëndron aktori Robert Downey Jr. i cili luan në 3 nga 10 filmat me më shumë të ardhura të të gjitha kohërave, në rolin e tij si Iron Man.
Në vendin e tretë qëndron Leonardo DiCaprio, i ndjekur nga Bradle Cooper, Dwayne Johnson dhe Tom Cruise.

Nga Aida Budo