runway albania

Jennifer Lopez mahnit Parisin

Këngëtarja Jennifer Lopez ka mahnitur Parisin në javën e modës pariziane. Këngëtarja paraqitet rrezatues dhe shumë në formë për sfilatën e Versace. Për të problemet e zemrës tashmë janë vetëm një kujtim i së kaluarës dhe vjen në europë për të qenë e pranishme në koleksionin e ri të mikeshës së saj Donatella Versace.

jennyfer-lopez

A është meritë e statusit single apo i flirtit të ri këtë nuk e dimë akoma por ajo që është e sigurt është se Jennifer Lopez është në formën e saj më të mirë, madje mund të themi edhe më mirë se kurrë.Rrezëllitëse dhe e qeshur, u paraqit në sfilatën e modës Versace në Paris.

jennyfer-lopez-runway-albania

Me një fustan të gjatë të bardhë, pa rripa, që nxirrte në pah format e saj (tashmë të famshme), dhe me taka super të larta, ajo pozoi përpara fleshëve të fotografëve që ndodheshin aty duke i lënë të gjithë pa fjalë. Këngëtarja është duke përjetuar një periudhë të artë, midis shfaqjes për hapjen e Kampionatit Botëror dhe suksesit të turneut të ri në gjithë botën.

jennifer-runway-abania

Nuk ka shumë rëndësi në qoftë se dashuria nuk është duke shkuar shumë mirë. JLo, pas tre divorceve dhe një numër të ngjashëm të historive të shkuar keq, nuk e ka humbur shpresën për gjetjen e personit të duhur. “Më pëlqen të mendoj se zhgënjimet më kanë shërbyer për tu rritur”, ka thënë në intervistën e fundit që ajo ka dhënë dhe ka buzëqeshur për të lënë të kuptohet se ndarja nuk ka lënë asnjë pikë hidhërimi për të.

runway albania