runway

Jeremy Meeks është vrarë nga gruaja e tij

Faqja e internetit “Huzlers.com” është faqja më e diskutuar e 24 orëve të fundit, për shkak të lajmit të rremë, se “burgaxhiu më seksi”, Jeremy Meeks është vrarë nga gruaja e tij. “Huzlers.com” e njohur për lajme “satirike” këtë herë ka shkuar shumë larg, duke bërë të vdekur një njeri që është ende në burg. Në artikull shkruhej se Jeremy është vrarë me thikë nga gruaja e tij, 1 orë pasi është liruar nga burgu.

runway

Menjëherë në internet, kryesisht në rrjetin social “Twitter” shpërthyen statuset ngushëlluese, për “vdekjen” e Jeremy ndaj familjes së tij dhe shumë vajza të pikëlluara u shprehën se nuk kishin parë kurrë një bukuri të tillë dhe se ai duhet të jetonte më gjatë. Por pas sensacionit që shkaktoi lajmi , faqja “Huzlers.com” u justifikua me pretendimin se, kjo është një faqe ku kombinohen lajmet e vërteta me lajmet “satirike” për të mbajtur vizitorët e saj në gjendje “mosbesimi”. Jeremy Meeks është arrestuar bashkë me 3 bashkëpunëtorë në Qershor për akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe rrezikon deri në 10 vjet burg. Jeremy brenda natës u bë “burgaxhiu” më i famshëm për shkak të bukurisë së tij dhe foto e arrestimit bëri xhiron e botës në shumë pak orë duke marrë kështu mijëra klikime.