jessica-alba-2012-met-ball-05072012-07

Jessica Alba kurrë e zhveshur

Jessica Alba kurrë nuk ka pozuar e zhveshur nëpër kopertina revistash dhe kurrë nuk ka luajtur skena nudo nëpër filma ku ajo ka interpretuar pasi në kontratën e saj ka një klauzolë të saktë vendosur nga vetë aktorja, ku ndalohet nudizmi dhe Jessica ka zbuluar për revistën “Glamour” në intervistën e fundit dhënë për këtë revistë pse është kaq strikte në lidhje me trupin e saj.

jessica-alba-2012-met-ball-05072012-07

“Nuk dua që gjyshërit të më shohin gjoksin. Kaq e thjeshtë”, tha aktorja 33-vjeçare amerikane lidhur me pyetjen pse nuk ka pozuar kurrë nudo. Ndryshe nga koleget e saj, Jessica ka pasur vetëm dy të dashur dhe njëri prej tyre është aktualisht bashkëshorti i saj, Cash Warren, të cilin e ka njohur në vitin 2004 gjatë xhirimeve të filmit Fantastic Four dhe martesa e tyre ka rezultuar e lumtur deri më tani.

jessica-alba