jennifer_lopez

JLO: Periudha ime e vështirë pas divorcit me Anthony

Në një intervistë për “People” artistja Jennifer Lopez tregon për divorcin me Marc Anthony, dashurinë e saj të re dhe sesi 2 binjakët e saj e ndihmuan që të “rritej” si qenie njerëzore. Ajo thotë që “nuk do të ndryshoja asgjë në jetën time sepse kjo më bën mua atë që jam”.
Ajo u divorcua nga Marc Anthony në vitin 2011, por vetëm në dhjetor të 2013-s i dha fund ligjërisht martesës së saj pas negociatave mbi kujdestarinë e fëmijëve.

jennifer_lopez

44-vjeçarja pas 7 vitesh martesë i lejon vetes që të hedhë një vështrim mbi atë që po ndodhte me jetën e saj. “Si femra ne shpesh herë mund ta mbivlerësojmë veten. Sigurisht që edhe unë kam qenë fajtore. Tashmë mendoj se jam mirë dhe mund ta ndaj jetën time me të tjerët”, tha JLO. “Fëmijët e mi më bënë që të kuptoj se ç’do të thotë dashuri e vërtetë dhe pa kushte”, tha Jennifer. Gjithashtu 44-vjeçarja foli edhe për marrëdhënien e bukur që kanë 2 binjakët Emme dhe Max me të dashurin e saj, 27-vjeçarin Casper Smart.

jennifer-lopez