jonny deep

Johnny Depp – “Oscar? Jo, faleminderit!”

Aktori rebel, duket se është një ndër të vetmit në Hollywood, që nuk është i interesuar për çmimet Oscar. Edhe pse i nominuar disa herë për të qenë fitues, pyetjes se nëse Depp do të jetë fitues këtë vit me intepretimin e gangsterit Whitey Bulger, në filmin “Black Mass” i pyetur nga BBC në festivalin e filmit në Londër, ai ka thënë: “Nuk dua të fitoj një nga ato “gjëra” asnjëherë!”.

jonny deep

Ndërsa për nominimet e shumta që ka patur për të qënë fitues, aktori ka thënë se idea e të fituarit, do të thotë që je në konkurim dhe unë nuk jam në konkurrim me askënd.
Aktori që konsiderohet si një sex symbol dhe që ka fituar miliona fansa me rolin e Jack Sparow në sagën e famshme “Piratët e Caraibeve”, vijon të jetë një ndër më të kërkuarit në Hollywood.

Nga Aida Budo