maria-sharapova-runway-albania

Kampionet në tapetin e kuq

Federica Pellegrini, Maria Sharapova dhe Carolina Kostner janë përcjellëset e hijeshisë sportive. Por a ja arrijnë të thyejnë rekordin e elegancës dhe kur janë “të detyruara” të veshin rroba mbrëmjeje? Lojtare tenisi, notare, patinatore e të tjera e të tjera. Janë ato ikona të universit femëror që, përveçse medaljeve të arta që marrin në specialitetet e tyre, ata kanë merituar etiketën e femrave më sexy në botë. Janë aq të bukura saqë, joshin fansat e tyre jo vetëm në fushë, në pistën e akullt apo në pishinat e kampionateve, këto kompione gjejnë kohën për të marrë pjesë edhe në tapetet e kuq ndërkombëtar, në festa mondane dhe në emisione të ndryshme televizive, ku në këto raste ata duhet për momentin ti thojnë lamtumirë uniformave të tyre të rehatshme për tu prezantuar sa më bukur në mënyrë që të tregojnë jo vetëm shijen e tyre në fushën e modës, por edhe fizikun e tyre të gdhendur, ndonjëherë më shumë se ҫduhet.

maria-sharapova-runway-albania

Nëse për notaret supet janë shpesh një problem, kjo sepse janë shumë të gjerë dhe pak mashkullore, lojtarët e tenisit dhe lojtaret e volejbollit duhet ti qëndrojnë larg fustaneve të shkurtra mini apo pantallonave shumë të ngushta, për shkak këmbëve muskuloze që ato kanë.

serena-williams Më me fat, janë femrat e patinazhit dhe atletet, sepse falë sportit që bëjnë kanë mundësinë të krijojnë një fizik të tonifikuar, dhe për këtë arsye ato mund të guxojnë me veshje më femërore. Ne kemi studiuar pamjen e disa prej atleteve që kanë marrë më shumë medalje, si Federica Pellegrini, Carolina Kostner, motrat Williams dhe Maria Sharapova. Mbeten në podium dhe në daljet e tyre të lira apo podiumi për to qëndron larg?

Venus-Williams

venus-williams (2)

runway-albania

Federica-Pellegrini

2013 Vanity Fair Oscar Party Hosted By Graydon Carter - Arrivals

runway-albania (2)

Serena Williams

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *