Kate

Kate, nga shkallët e kolegjit në Pallatin Mbretëror

Që në kohët e kolegjit kur u njoh dhe me trashëgimtarin e kurorës britanike, Princin William, Kate Middelton dallonte për stilin e saj. Në maj të viti 2007, në atë kohë kur ajo ishte vetëm e dashura e Princit, shumë pasdite i kalonte në fushat e Polos, ku shfaqej shik dhe më një pulovër.

Në kohët e fejesës daljet e saj përpara publikut u bënë dhe më të shpeshta, e tillë është dhe shkurtit 2011, ku ajo duket vërtet sharmante me një kostum të kuq. Një paraqitje që u komentua shumë për stilin e saj.

Në një veshje mbrëmjesh, Kate do të shkëlqente në një event në tapenin e kuq, po në vitin 2011 në Los Angelos, SHBA.

Me një fustan të bardhë dukesha e Kambrindge, do të shfaqej në vitin 2012 në një mbrëmje në Londër, veshje të cilën ajo do të preferonte te vishte dhe në premierën e filmit “Mandela: Long Ëalk to Freedom” në vitin 2013.

Në prill 2013, shtatëzënë me princin George, Princesha Kate do të tregonte barkun e saj, në fustan ngjyrë blu gjatë një vizite në “National Portrait Gallery” në Londër.

Javën e kaluar Kate Middelton do të befasonte me një veshje floreale me ngjyrat të kuqe, blu dhe të bardhë në një mbrëmje gala në Londër. Ajo vijon të ketë një stilt të përkyer.

Nga Aida Budo