Dukesha e Cambridge

Kate vendos kurorën e preferuar të Dianës

Dukesha e Cambridge ka vendosur për herë të parë kurorën e preferuar të Lady Dianës. Kjo ka ndodhur në pritjen më të rëndësishme të vitit që mbajnë monarkët e Britanisë së Madhe në pallatin “Buckingham”.
Në pritjet vjetore për diplomatët e huaj, Kate e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Princi William, ka vendosur për herë të parë një bizhuteri që i ka kaluar brez pas brezi familjes mbretërore, e që mban emrin “Cambridge Lover’s Knot Tiara”.

kate
Kurora, e cila është realizuar me diamantë dhe me perla, i përkiste Lady Dianës dhe ka qenë gjithashtu dhe kurora e preferuar e saj, e mbajtur në shumë nga dalje publike gjatë viteve para se ajo të ndërronte jetë.

Dukesha e Cambridge
“The Cambridge Lover’s Knot Tiara”, është realizuar për Mbretëreshën Mary si një dizenjim personal nga argjendari i pallatit mbretëror Garrard, në vitin 1914.
Vendosja e kësaj kurore nga ana e Kate Midellton është parë si një gjest i bukur i saj në kujtim të Princeshës së Wellsit, por dukesha e Cambridge ka një tjetër xhevahir të preferuar kur bëhet fjalë për kurora mbretërore, ajo është “Lotus Flower Tiara”, e realizuar nga “Cartier” dhe që i përkiste princeshës Margaret, së ëmës së mbretëreshës Elizabeth.
Këtë kurorë Kate e ka zgjedhur dhe për ditën e dasmës së saj dhe në shumë pritje dhe dalje zyrtare.

Nga Aida Budo