sandale te zeza

Këpucët më ekstreme që ju kanë parë sytë

Të mbuluara me materiale të çuditshme, rrezikshmërisht të larta, apo thjesht të dhimbshme, po ju prezantojmë me disa nga këpucët ekstreme që kanë ecur ndonjëherë në sipërfaqen e tokës.

Që nga këpucët e vogla në Kinën e Lashtë, që shpesh i detyronin gratë për hir të bukurisë edhe të gjymtonin këmbët e tyre, e deri në ditët e sotme, me krijime të Christian Louboutin apo Alexander McQueen, që kanë thyer rekorde për takat e larta.

sandale te zeza sandale te arta

Këtu mund të përmendim edhe incidentin e Naomi Campbell, me këpucët e Vivienne Westwood, që në kuptimin e plotë të fjalës rrezikuan t’i rrëzonin karrierën e modeles, gjatë një sfilate në vitin 1992.

sandale te kuqe

Ekstreme, por këpucë të tilla nuk janë detyrimisht të frikshme. Shpesh janë një formë arti, si variantet në 3D të krijuara nga arkitekti Julian Hakes.

Nga Aida Budo