Kim-Kardashian (2)

Kim Kardashian 200 mln USD nga videoloja

Videoloja “Kim Kardashian Hollywood” është renditur e treta në klasifikimin e ITunes si loja më e shkarkuar nga Apple Store dhe Google Play muajin e fundit.

Kim-Kardashian (2)

Ylli i reality-t po provon një sukses virtual me prezantimin e lojës më të re me imazhin e saj. “Ky projekt ka qenë një eksperiencë e mrekullueshme. Jam shumë e kënaqur që njerëzit po e shijojnë”, tha Kim për E! News në një deklaratë pak ditë më parë.

Kim-Kardashian (1)

Videoloja “Kim Kardashian Hollywood” është prezantuar më 25 qershor të këtij viti. “Kam bashkëpunuar vitin e fundit me një kompani fantastike e quajtur Glu Mobile për të krijuar lojën.

Kim-Kardashian (2)

Kemi punuar në çdo aspekt për dizajnimin e detajeve të lojës dhe do të vazhdojmë ta pasurojmë me gjëra të reja çdo ditë e më shumë”, tha Kim Kardashian në të njëjtën deklaratë. Loja është bërë shumë popullore dhe ka marrë 5 yje nga përdoruesit. Loja sipas krijuesit të saj Glu Mobile rreth 42% e përdoruesve janë nga qyteti i San Francisko.

Kim-Kardashian (1)

Të presim ndryshimet e fundit dhe të shohim sa do rriten fitimet e Kim në të ardhmen.