Kim Kardashian

Kim Kardashian dëshiron një fëmijë tjetër

Sipas “UsWeekly,” Kim Kardashian është e gatshme të ketë një fëmijë të dytë me bashkëshortin e saj Kanye West. Ajo dëshiron që vajza e saj të ketë një vëlla ose një motër për të mos u ndjerë e vetme. Sipas burimeve thuhet se ylli i “Keeping up with Kardashian” po kërkon një shtëpi afër nënës së saj Kris Jenner duke patur parasysh se dëshiron që të shtojë numrin e pjesëtarëve të familjes së saj të vogël dhe kështu do ketë një ndihmë më shumë duke pasur shtëpitë më afër. “Kim dëshiron që North të ketë një vëlla ose një motër që të mos kenë shumë diferencë nga njëri-tjetri”, thotë një burim i afërt i çiftit.

Duket se Kim po ndjek hapat e motrës së saj të madhe Kourtney që ka dy fëmijë, Mason dhe Penelope dhe është sërish shtatzënë në pritje të fëmijës së tretë. Kim tashmë jeton në vilën e Kris Jenner në Hidden Hills së bashku me North dhe Kanye. Ata kanë blerë një vilë në Bel Air, por që ka nevojë për shumë rinovime pasi Kim dëshiron që shtëpija ku ajo duhet të jetojë të jetë e personalizuar sipas dëshirave të saj dhe të ketë gjithçka nevojitet për një jetë luksoze.

Nga Emilda Mushketa