brazil7

Kupa e Botës 2014: Jo vetëm humbje për skuadrën Braziliane por disfatë për tifozët e futbollit

Shpirtcopëtuese ishin fotot e shkrepura gjatë cerekfinales së djeshme Brazil- Gjermani që përfundoi me rezultatin shkatërrues 1-7. Ato tregojnë reagimin dramatik të tifozëve Brazilian ndërsa shohin skuadrën e tyre të mundet ne ë mënyre poshtëruese nga skuadra Gjermane.
Që në minutat e para pala Gjermane beri 5 gola kundër skuadrës Braziliane. Në pjesën e dytë të lojës Gjermanet vendosen akoma më thellë fitoren duke shënuar edhe 2 gola të tjerë. Skuadra Braziliane gjeti shumë pak komfort me golin e Oskar në minutën e 90 të takimit.

Për tifozët Brazilian dhe vet skuadrën Braziliane,kjo ndeshje cerekfinale nuk duhet të ishte luajtur kurrë. Duhej të ndodhte nje mrekulli në ato pak orë që FIFA të lajmëronte që kjo lojë duhej të ndërpritej dhe të fillohej edhe njëherë nga e para.

Kjo nuk ishte Kupa e Botës që shumë tifozë kishin pritur.

Luiz Felipe Scolarië pas ndeshjes pranoi pergjegjësinë për humbjen dërrmuese 1-7 në cerekfinalen kundër Gjermanisë.
Ai tha se do ta mbante mend këtë ditë si ditën më të keqe të gjithë karrieres së tij si lojtar, si trajner, si mësues.
Trajneri Brazilian refuzoi të fliste për të ardhmen edhe pse pranoi se do të udhëhiqte skuadrën Braziliane në ndeshjen për vendin e tretë me skuadrën që do humbasë në cerekfinalen e sotme Argjentinë – Hollandë.
Ai e përshkroi humbjen në Belo Horizonte si “më të keqen” në gjithë historinë e skuadrës Braziliane

Scolari tha: -Kush është përgjegjës kur luan skuadra? Kush është trajneri? Kush është përgjegjës për zgjedhjen e lojtarëve? Unë. Rezultati katastrofik mund të ndahet nga i gjithë grupi. Por kush i vendosi taktikat, unë. Prandaj personi përgjegjës jam unë.

Ai pranoi se do të marrë një vendim për të ardhmen e tij si trajner i skuadrës Braziliane pas ndeshjes të së shtunës. Unë mendova se mund ta mbyllnim mesfushen. Kjo po funksiononte deri në momentin e golitë parë. Pastaj ne u corientuam dhe u bëmë kaotik. Na zuri paniku dhe gjërat filluan të ndodhnin natyrshëm për skuadrën Gjermane dhe shumë keq per ne. Nuk kam asnjë pendim për zgjedhjet që kam bërë. Ato ishin zgjedhje që një trajner i bën dhe duhet të mbajë përgjegjësi edhe për pasojat.