kylie-minogue

Kylie Minogue dhe lufta e saj me kancerin

Ashtu sit ë gjithë e dime, Kylie kohë më pare u prek nga sëmundja e kancerit dhe që prej asaj kohe ajo pak ka folur për këtë gjë. Por këto ditë në një intervistë të mbushur plot me emocione dhe kujtime të trishtuara, këngëtarja australiane, Kylie Minogue ka folur me lot në sy për sëmundjen që e preku 10 vjet më pare atë duke e larguar kështu nga bota e muzikës dhe gjithçka ajo bënte.

kylie-minogue

Në intervistën 60 minutshe për televizionin australiane “Channel Nine”, këngëtarja foli për mënyrën se si ia doli me kancerin e gjirit. Kylie tregoi se ishte vetëm 37 vjeçe kur u diagnostikua me kancerin e gjirit, ndërsa shpërtheu në lot kur solli ndërmend vështirësitë që ka hasur gjatë gjithë asaj periudhe dhe se gjatë gjithë këtyre viteve sëmundja i ka dhënë vetëm leksione për jetën. “Kam kaluar shumë vështirësi, pavarësisht se unë jam natyrë që kam forcë, por kur je duke luftuar një sëmundje të tillë, ka shumë të panjohura gjatë rrugës dhe ti kurrë nuk di çtë pret. Une rifitova forcën kur flokët e mi filluan të rriten përsësri, ajo ishte një fazë shumë emocionuese për mua, ajo në fakt ishte si një mrekulli që më risolli jetën” – është shprehur këngëtarja, Kylie Minogue.