lady gaga

Lady Gaga rrëzohet në mes të rrugës

Lady Gaga është e njohur për veshjet e çuditshme dhe takat “guxuese”.
Por këtë herë, këto të fundit nuk ishin në favor të këngëtares, e cila u përball me një situatë të sikletshme, kur u rrëzua në mes të rrugës.
29 – vjeçarja po dilte nga një restorant në Beverly Hills e veshur me një fustan të gjatë dhe një palë shapka me takë të lartë.
Ishin pikërisht këto taka që e “tradhëtuan” këngëtaren duke bërë që të humbte ekuilibrin e të binte përtokë.
Gaga u përpoq që të dukej e qetë përballë fansave dhe paparacëve të shumtë që ndodheshin aty pranë, ndërsa u ndihmuar nga truprojat e saj që te ngrihej dhe të futej në makinë.

lady gaga 3

lady gaga 4

lady gaga

lady gaga 2

Nga Ervin Hoxha